Një tjetër incident i ka ndodhur presidentit francez, Emmanuel Macron. Presidenti francez ishte në Ekspozitën e 20 -të Ndërkombëtare të Gastronomisë, në Lyon.

Një i ri mori një vezë, e cila ndoshta ishte atje si lëndë e parë për ekspozitën, dhe ia hodhi Macronit. Autoritetet thonë se autori u arrestua nga shërbimet e sigurisë. Rikujtojmë se jo shumë kohë më parë presidenti francez mori një shpullë nga një qytetar gjatë një takimi.