BINJAKËT Sot do iu jepen mundësitë për të ndryshuar ato që dëshironi dhe do bëni zgjedhje. Nëse jeni në një lidhje do mendoni t’i ndryshoni disa zakone jo të mira vetëm që marrëdhënia me partnerin të jetë sa më e përmbushur. Do keni edhe diskutime të gjata për disa çështje të rëndësishme. Ju beqarët do keni njohje, por nuk do ju duket askush i përshtatshëm për të shkuar më tej. në punë nuk do ndiheni shumë rehat në pozicionin që keni dhe do kërkoni ndryshime. Prisni pak para se të merrni përgjigjen. Në planin financiar nuk do ndodhë asgjë e keqe që mund të veçohet.

VIRGJËRESHA Venusi dhe Luani do sjellin shkëlqim në jetën tuaj gjatë kësaj dite dhe do ju bëjnë të përjetoni emocione të forta. Nëse jeni në një lidhje do keni shumë momente romantike, përkëdhelje dhe ledhatime. Në mbrëmje nuk do mungojnë as surprizat. Ju beqarët do keni takime vërtet cilësore prej të cilave do fillojnë lidhje serioze. Në punë mirë është që të reflektoni me kujdes para se të hidhni hapa edhe sikur të jeni plotësisht të bindur. Më mirë të parandaloni të papriturat e pakëndshme. Me shpenzimet do i keni punët keq dhe situata do ketë tronditje.