Dashi Bëni shumë kujdes me mënyrën si shpreheni këtë javë. Zgjidhini me kujdes fjalët dhe mos veproni me instinkt. Vetëm kështu do të arrini të shpëtoni një lidhje si në aspektin profesional edhe në atë personal. Pozicionimi i pafavorshëm i Mërkurit jua bën të vështirë komunikimin me të tjerët. Ditët me fat do të jenë e marta, e mërkura dhe e enjtja, sepse edhe Hëna do të kthehet nga shenja juaj.

Demi  Këtë javë nuk do ta keni mbështetjen e Venusit dhe problemet e zemrës do t’ju thithin të gjitha energjitë. Strategjia më e mirë për të rifituar qetësinë do të ishte që gjërat e rëndësishme t’i lini për të premten dhe të shtunën, sepse do ta keni Hënën në shenjë. Përfitoni që gjatë atyre ditëve të organizoni diçka me partnerin, të shkoni diku ku mund të jeni të qetë, larg problemeve të përditshme dhe të bëni me të biseda të sinqerta.

Binjakët Java nuk do të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse Hëna është në pozicion të pafavorshëm. Por, të martën, të mërkurën dhe të enjten gjendja do të përmirësohet dhe do t’ju kthehet sërish humori. Mërkuri do t’ju favorizojë që të keni sukses si në jetën personale edhe në atë profesionale. Të dielën Hëna do të kthehet nga shenja juaj dhe ju mund të merrni një lajm të mirë.

Gaforrja Me Venusin në shenjën tuaj, do të arrini të thyeni shumë zemra. Ata që kanë një marrëdhënie të konsoliduar do të përjetojnë një moment të veçantë në aspektin sentimental. Situata nuk do të jetë po kaq e mbarë në aspektin profesional, sepse Mërkuri nuk ju favorizon dhe do të hasni vështirësi, sidomos të martën, të mërkurën dhe të enjten. Në fundjavë, përkatësisht të premten dhe të shtunën, gjendja do të përmirësohet.

Luani Për fat të keq, marrëdhënia me partnerin vazhdon të mos jetë në rrugë të mbarë. Venusi në pozicion të pafavorshëm e bën situatën edhe më të nderë, aq sa do të ndjeni dëshirën që të rrini vetëm. Ndërsa Mërkuri i kthyer nga shenja juaj do t’ju favorizojë që të keni takime dhe të reja interesante, sidomos gjatë pjesës së parë të javës. Të premten dhe të shtunën do të ndiheni disi nervozë.

Virgjëresha Të hënën atmosfera do të jetë paksa e nderë për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Hëna do të largohet nga shenja juaj dhe do të jeni në humor të keq. Do t’ju duhet të prisni fundjavën që të rifitoni energjitë e humbura. Gjithçka do të shkojë më së miri në aspektin e ndjenjave, sepse Venusi është në anën tuaj. Edhe nëse do të keni momente acarimi me partnerin, do të arrini ta gjeni sërish qetësinë në çift.

Peshorja Me Mërkurin në shenjë, gjithçka mund të ndodhë. Ju presin të papritura, sidomos në aspektin profesional. Do të jeni gjithmonë në avantazh. Bëni vetëm kujdes që të mos lodheni së tepërmi, sidomos të martën, të mërkurën dhe të enjten, që mund të rezultojnë ditë stresuese. Vajzat që janë beqare këshillohet që t’i mbajnë sytë hapur, sepse në fundjavë parashikohet të kenë takime interesante.

Akrepi Venusi, i cili do të jetë në shenjën tuaj edhe për këtë javë, do t’ju dhurojë dashuri, pasion dhe ndjenja të zjarrta. Për beqarët parashikohen takime emocionuese, sidomos në fillim të javës. Në fundjavë, Hëna e kthyer në pozicion të pafavorshëm mund të ndikojë që të krijohen tensione dhe që të ndiheni në humor të keq. Nëse do të lini një takim të rëndësishëm, shtyjeni më mirë për të dielën.

Shigjetari Keni shumë projekte në kokë, por nuk jeni të përqendruar askund në veçanti. Mërkuri në shenjë ju ndihmon të përqendroheni dhe të vendosni rregull në jetën tuaj. Kësisoj do të ndiheni më të fortë dhe më të sigurt se më parë. E marta, e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët më me fat dhe do t’ju hapen shumë dyer. Bëni kujdes ditën e diel, sepse Hëna do të largohet nga shenja juaj dhe mund të ndiheni në humor të keq.

Bricjapi Në këtë periudhë gjërat nuk po ecin dhe aq mbarë në aspektin profesional. Përgjegjës për këtë është Mërkuri, i cili është vendosur në pozicion të pafavorshëm dhe jua ndërlikon raportin me shefat dhe kolegët, duke ju krijuar pengesa në rrugën tuaj. Mos u shqetësoni, sepse shumë shpejt gjendja do të ndryshojë. Kushtojini rëndësi ndjenjave, sepse me Venusin në shenjë gjithçka në aspektin sentimental do të shkojë mirë.

Ujori Ju pret një javë e mbushur me risi, gjatë së cilës do të keni raste të shumta për sukses. Mërkuri në shenjën tuaj do t’ju favorizojë për takime interesante. Për fat të keq, këtë javë Venusin nuk do ta keni aleat, duke ju krijuar kësisoj ndërlikime dhe tensione në aspektin sentimental. E marta, e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë të mbara me Hënën në shenjë. E premtja dhe e shtuna nuk do të rezultojnë pozitive.

Peshqit Këtë javë do të ndërgjegjësoheni për faktin se keni në krah një njeri të veçantë, të cilin ndoshta e keni nënvlerësuar ose e keni lënë pas dore. E premtja dhe e shtuna do të jenë të mbushura me emocione dhe për ndonjërin prej jush edhe drithëruese. E hëna do të jetë një ditë e mbarë, sepse Hëna do të kthehet nga shenja juaj dhe ju do të merrni përgjigjet pohuese që i prisnit prej kohësh.