DASHI: Më në fund planetin Venus nuk do ta keni më kundër. Më datë 10, ai do të zhvendoset në shenjën e Akrepit duke sjellë qetësi dhe në jetën tuaj dashurore, që së fundmi ka qenë e trazuar. Bëni kujdes ditën e mërkurë dhe të enjte, pasi Hëna në prapavijë do të ndikojë negativisht, duke krijuar konflikte në punë dhe në shtëpi.

DEMI: Të premten më datë 10, Venusi do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për shenjën tuaj. Planeti i dashurisë do t’ju krijojë probleme gjatë gjysmës së dytë të shtatorit dhe shumë çifte do të kalojnë momente krize. E premtja dhe e shtuna nuk do të jenë ditë të mbara, pasi Hënën do ta keni në prapavijë.

BINJAKËT: Kjo do të jetë një javë disi stresuese për të lindurit e kësaj shenje. Do të ndjeni lodhje për shkak të Marsit në disonancë. Herë-herë do të gjeni kënaqësi, si në sferën sentimentale dhe në atë profesionale. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë me fat, falë Hënës në pozicion të favorshëm, kurse dita e diel do të jetë stresuese.

GAFORRJA: Ditën e premte, planeti i dashurisë, Venusi, do të hyjë në shenjën e Akrepit, gjë që do të ndikojë për mirë dhe në shenjën tuaj. Pritet që të keni vonesa në punë, për shkak të Hënës në prapavijë. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë terse, kurse e premtja dhe e shtuna do të jenë ditët me fat të javës.

LUANI: Për fat të keq, planeti Venus do të kalojë në pozicion të pafavorshëm, dhe duke filluar që nga dita e premte mund të lindin konflikte me partnerin. Problemet më së shumti do t’i kenë çiftet e vjetra. Përpiquni të gjeni gjuhën e përbashkët dhe t’i shprehni shqetësimet tuaja. E diela do të jetë ditë me fat, sepse Hëna do t’ju favorizojë dhe do t’ju kthejë qetësinë.

VIRGJËRESHA: E hëna dhe e marta do të jenë ditët me fat të javës, pasi Hëna do ta ndriçojë shenjën tuaj dhe me siguri që do të merrni lajme të mira. Marsi në shenjë vazhdon t’ju japë forcë dhe energji për të realizuar objektivat tuaja. Më datë 10 edhe Venusi do të kthehet nga Virgjëresha. Do të përjetoni një periudhë të qetë për sa i përket ndjenjave.

PESHORJA: Venusi do të rrijë te Peshorja deri ditën e premte, duke ju dhuruar sërish një javë të mbushur me pasion dhe dashuri. Mërkuri gjithashtu vazhdon rrugëtimin në shenjën tuaj dhe do të merrni shumë kënaqësi në aspektin profesional. Për fat, edhe Hënën do ta keni aleate, duke i bërë këto ditë të paharrueshme!

AKREPI: Venusi do të kalojë në shenjën tuaj ditën e premte, i gatshëm për t’ju dhuruar fat në dashuri, si për ata që janë të përfshirë në një marrëdhënie edhe për ata që janë beqarë. Në fundjavë edhe Hëna do të kthehet nga Akrepi dhe me siguri që do të përjetoni çaste pasioni. Pritet që të keni takime interesante.

SHIGJETARI: Tanimë do të keni mbështetjen e Venusit, që do të rrijë në shenjën tuaj deri ditën e premte. Në keni lënë ndonjë çështje pezull me partnerin, jepini zgjidhje para datës 10. Marsi në pozicion të pafavorshëm ndikon që të përjetoni stres, sidomos ditën e hënë dhe të martë, kur edhe Hënën do ta keni në disonancë. E diela do të jetë ditë me fat.

BRICJAPI: Në ditët në vijim do të merrni lajme të mira. Pas datës 10, planeti Venus do të ndikojë fuqishëm në favorin tuaj. Gjatë këtyre javëve të fundit nuk keni pasur fat në dashuri, por tani do të arrini të gjeni ekuilibrin. Mërkuri në pozicion të pafavorshëm ju krijon vështirësi në aspektin profesional. Të mërkurë dhe të enjte gjendja do të jetë e tendosur.

UJORI: Do të hasni vështirësi në sferën e ndjenjave, pasi Venusi nuk do t’ju favorizojë, sidomos më datë 10. Kurse në çështjet e punës do të jeni me fat. Jupiteri dhe Mërkuri vazhdojnë t’ju mbështesin që të përgatisni rrugën e suksesit deri në fund të vitit. Java do të nisë keq, por gjendja do të përmirësohet në ditët në vazhdim.

PESHQIT: Duke filluar që nga data 10, planeti Venus do të bëhet aktiv në shenjën tuaj. Falë mbështetjes së tij, do t’ju ecë fati në dashuri. Të hënën dhe të martën Hënën do ta keni kundër dhe mund të përjetoni momente tensioni si në punë dhe në familje. Edhe Marsi në disonancë ju bën që të ndiheni të lodhur dhe të stresuar.