Sali Berisha ka premtuar luftë për të rimarrë Partinë Demokratike, pas përjashtimit që i bëri Lulzim Basha. Megjithatë, duket se mbështetje e tij është e pakët.

Në ditën e parë që u shfaq pas përjashtimit, atij i dolën krah veç Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Sali Lusha. Vetëm me këta, vështirë se ia merr PD-në, Lulzim Bashës.

I cili, bashkë me Berishën, natyrisht janë dy personazhet kryesorë sot për sot të memeve, pas inga lufta kundër Ramës, i kanë shpallur luftë njëri-tjetrit.