Emisioni “Për’puthen” vazhdon të provokojë debate tek njerëzit ku si qëllim ka të shfaqë anën e errët të shoqërisë në ekran.
Disa personazhe që janë marrë nga rruga për t’u bërë të famshëm, kanë bërë fjalë me njëra-tjetrën për të tërhequr vëmendjen.
Dje u transmetua takimi i Alvisa Qarrit dhe Bashkim Seitit, i cili ngjalli shumë debate të stisura në studio.
Disa konkurrentë nuk i panë të përfshirë emocionalisht me njëri-tjetrin, pavarësisht se ndiheshin shumë të lirshëm.
Ishte komenti i Iriadës ai që acaroi Alvisën, pasi konkurrentja tha: “Rehat ishe ti (drejtuar Bashkimit), po s’kishit emocione ju bashkë”.
Kaq mjaftoi që Alvisa të mos kursehej kundrejt 28-vjeçares.
Pjesë nga debati
Alvisa Qarri: Më fal, çfarë duhet të bëja? T’i hipja sipër? Se atë gjë bën ti…
Iriada Shahollari: Po flas me atë. Kush i hip mi? Kujt i hipa sipër unë?
Alvisa Qarri: Ada të lutem! Fol me baza, me argumenta, jo në ajër.
Iriada Shahollari: Po me argumenta fola unë. Kujt i hipa unë sipër, se s’e kuptova. Kujt i thonë sipër?
Alvisa Qarri: Po aman se është e dukshme.
Iriada Shahollari: Me kë sy e pe ti?
Alvisa Qarri: Me këtë me xham e pash.
Iriada Shahollari: Po ik vi syze, pastaj shiko. Edhe mos fol ko. Rri aty. Mos fol më…
Alvisa Qarri: E me këtë me xham e pash. Xhami është me syze, jo pa syze.
Iriada Shahollari: S’di ça flet.
Alvisa Qarri: Unë apo ti?
Iriada Shahollari: Po ti s’di ça flet.