Nga sot, Instagram aktivizon funksionin “Kërko hartën”, i cili ju lejon të shikoni vende të reja për të vizituar si restorante, bare dhe parqe.
Funksionimi i mjetit të ri bazohet në zakonet e përdoruesve të aplikacionit përmes një analize të hashtags më të përdorur.
Kjo karakteristikë mund të përdoret në dy mënyra. E para, është përmes skedës së navigimit. Nëse klikoni në ikonën e hartës së shtuar kohët e fundit në këndin e sipërm të djathtë, mund të zbuloni hashtag-et e njohur për kategori të ndryshme destinacioni pranë vendodhjes tuaj aktuale.
Mënyra e dytë është të kërkoni për destinacionin që dëshironi direkt përmes hashtag. Për shembull, kur një përdorues kërkon destinacionet aty pranë duke përdorur hashtag #cafeteria, dyqanet aty pranë që kanë postuar duke përdorur atë hashtag shfaqen në faqen e rezultateve të kërkimit.
Funksioni i kërkimit të hartës aktivizohet për herë të parë dhe vetëm në disa vende, përfshirë Italinë, Spanjën, Greqinë dhe Portugalinë, por funksioni i tij do të shtrihet në vende të tjera në të ardhmen.