Tek shumë përdorues opsioni “Swipe Up” (tërhiqe lart) nuk ekziston më. Në vend të kësaj tani kemi “stickers” në InstaStory.

Në qershor, Instagram filloi të testojë këto stickers për përdorues të ndryshëm, jo vetëm për njerëzit që tashmë kishin privilegje të Swipe Up.
(Përdoruesit duhet të verifikohen ose të kenë të paktën 10,000 ndjekës për të fituar qasje për këtë opsion.)

Në kohën e testimit, Vishal Shah, ish -shefi i produktit në Instagram, tha për The Verge se stickers përshtaten më shumë me mënyrën se si njerëzit aktualisht përdorin platformën.
Ai gjithashtu tha se qëllimi ishte që të shpërndaheshin më gjerësisht ato. Dallimi kryesor midis dy veçorive, përveç ndryshimit të dukshëm të opsioneve, është se shikuesit mund t’i përgjigjen historive që kanë një “sticker link”, por nuk mund të replikojnë në story.

Instagram thotë se tani për tani, vetëm njerëzit që kishin privilegjin e Swipe Up do të kenë opsionin e stickers, por që ai “ende po vlerëson” shpërndarjen e tij tek më shumë përdorues. Ky përditësim “do të na ndihmojë të përcaktojmë nëse është vendimi i duhur para se të zgjerojmë aksesin te më shumë njerëz”, thotë një zëdhënës për The Verge.
Po ju preferoni më shumë “Swipe Up” apo “sticker link”?