Kompania teknologjike, Apple, ka thënë se versioni i ardhshëm i iOS do të jetë i disponueshëm së shpejti. Përdoruesit e iPhone do të mund të përditësojnë në iOS 15 nga data 20 shtator. Kompania prezantoi për herë të parë iOS 15 në qershor në konferencën WWDC. Ndryshimi më i madh i iOS 15 është një modaliteti i ri “Focus Mode.” Përveç “Dont Disturb” përdoruesit mund të konfigurojnë modalitete të ndryshme ku të përzgjedhin cilat njoftime nga cilat aplikacione duan.
Për shembull përdoruesit mund të krijojnë modalitete pune e gjumi. Funksionalitetet e reja të iOS 15 janë të shumëllojshme siç është aplikacioni i ri i motit, hartat e përditësuara Apple Maps, një version i përmirësuar FaceTime e shumë të tjera. Safari vjen me një pamje të re e cila në fillim u konsiderua kontroverse. Apple ka dëgjuar ankesat e përdoruesve dhe ka përmirësuar Safarin. Versioni i ri i iOS gjithashtu skanon fotot për tekst. Quajtur Live Text, përdoruesit mund të kopjojnë e ngjisin tekstin e fotove. Për të shkarkuar iOS 15 duhet të keni të paktën një iPhone 6S ose më të fundit, çdo model iPhone SE dhe iPod Touch.