Rudina Dembacaj ishte e ftuara e parë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon në nisje të këtij sezoni të ri televiziv. Ajo foli për pushimet e mëdha familjare, batutat me Markun që u kthyen në titujt më të lexuar të portaleve gjatë verës si dhe thashethemet e fundit lidhur me dasmën dhe një shtatzëni të aluduar. Rudina mohoi se është në pritje të ëmbël, por konfirmoi me gojën e saj se do e shohim shumë shpejt nuse me fustan të bardhë. E pyetur nga Bieta nëse do ta ftonte ish-bashkëshortin në dasmë, aktorja nuk e kurseu një përgjigje.
“Nuk e kam menduar. Unë po mendoj akoma se çfarë fustani do vesh njëherë. Seriozisht! Nuk i kam hyrë ndonjëherë këtyre mendimeve. Po mendoj akoma çfarë fustani, çfarë këpucësh… O Zot, ishalla s’ ngelem me barrë që ta kem belin e hollë”, tha duke qeshur Rudina!