Italia ka regjistruar 6,761 të infektuar me koronavirus nga 293,067 teste të kryera për 24 orë. Autoritet e shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e sëmundjes Covid-19 e humbën jetën edhe 62 qytetarë të tjerë.
Shkalla e pozitivitetit qëndron në 2.3% nga 2.1% që ishte të mërkurën. Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 6,372 të shëruar.
Në njësitë e kujdesit intensiv u shtruan edhe 15 pacientë të tjerë duke bërë që totali të shkojë në 555, ndërsa 26 pacientë më pak ndodheshin sot në pavijonet e tjera Covid kurse numri total i të shtruarve është 4,205.
Që nga fillimi i pandemisë në vend janë konfirmuar 4,553,241 raste dhe 129,352 vdekje. Të shëruarit në total janë 4,286,991, ndërsa rastet aktive aktualisht janë 136,898.