Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 4,552 raste pozitive nga 284,579 teste të kryera. Autoritetet e Shëndetit në vend bënë të ditur se si pasojë e sëmundjes humbën jetën edhe 66 qytetarë të tjerë. Një më pak se një ditë më parë.
Ndërsa, që nga fillimi i pandemisë, bilanci i viktimave ka shkuar në 130,233. Shkalla e pozitivitetit u ul në 1.6% ndërsa numri i të shëruarve është 6,549. Ndërsa, sa i përket situatës në spitale, nga njësitë e kujdesit dolën gjashtë pacientë. Dhe, nga pavijonet e zakonshme Covid u liruan 29 pacientë të tjerë.
Që nga fillimi i pandemisë, rastet totale të koronavirusit në vendin janë 4,627,699. Kurse, numri total i të shëruarve është 4,383,195. Aktualisht raste aktive në Itali janë 114,271, me një rënie prej 2,071 rastesh në 24 orët e fundit.