Para një viti, Georgina Rodriguez mori pjesë në “Festivalin e Filmit në Venezia”, ku bëri bujë të madhe me veshjen e saj pasi përveçse dukej mjaft bukur, ajo kishte harruar që të hiqte etiketën në xhaketën e bardhë. E njëjta gjë i ndodhi Jennifer Lopez-it një vit më vonë, në të njëtin vend, në Venezia. Ajo i mahniti të gjithë me veshjen e saj në sfilatën e modës së Dolce & Gabbana, por nuk kaloi pa u vënë re nga publiku një detaj- etiketa e paprerë.

J-Lo eci në këmbë kur po dilte nga hoteli i saj, duke shkuar drejt një varke me të cilën do të lëvizte drejt ngjarjes së madhe. Ajo rrethohej nga ekipi i saj i sigurisë dhe nga ai që kujdeset për pamjen, por askush nuk e vuri re “problemin” e veshjes. Megjithatë, kjo gjë mund mos ketë qenë një pakujdesi ose mund të jetë bërë me qëllim. Ky është një truk që disa VIP-a të njohur e përdorin për vëmendje.

Rrjetit nuk i shpëtoi ky detaj dhe menjëherë nisën krahasimin mes partneres së Cristiano Ronaldo-s dhe Jennifer Lopez-it. Duket se Georgina-s i pëlqeu ideja e këtij krahasimi dhe madje e ndau këtë foto në Instagram-in e saj duke e cilësuar me shaka si një “tendencë” harrimin e etiketës në veshje.