A e dini se pasta e dhëmbëve, përveçse një produkt thelbësor për pastrimin e dhëmbëve, është gjithashtu e dobishme për heqjen e njollave ose pastrimin e sendeve të ndryshme. Shikoni se çfarë mund të pastroni me pastë dhëmbësh:
Bizhuteri-Mund të pastroni sendet e argjendta të shtëpisë dhe bizhuteritë me një sasi të vogël pastë dhëmbësh. Lëreni pastën e dhëmbëve të veprojë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni.
Atlete të bardha-Pastroni atletet prej lëkure të bardhë duke përzier një lugë pastë dhëmbësh të bardhë, një lugë sodë buke dhe një lugë ujë. Me një furçë dhëmbësh, aplikojeni pastën tek njollat duke e fërkuar lehtë me lëvizje rrethore.
Lavamani-Me një sfungjer të lagur, fërkoni pastën e dhëmbëve në një lëvizje rrethore në të gjithë lavamanin dhe shpëlajeni tërësisht.
Çezmat dhe dorezat-Aplikoni pastë tek çezmat dhe dorezat dhe pastrojeni me leckë një të pastër.
Hekuri-Nëse pllaka e hekurit ka nevojë për pastrim, aplikoni pastë dhëmbësh dhe më pas fshijeni me kujdes. Për tu siguruar që nuk ka mbetur asnjë gjurmë e pastës së dhëmbëve, hekurosni një leckë të vjetër para se të filloni të përdorni rrobat tuaja.