Astrit Patozi ka hequr një paralele mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kancelares gjermane Angela Merkel. Përmes një mesazhi në rrjetin social Facebook ai shkruan: “Në perëndim politikanët ikin edhe pa i humbur kurrë zgjedhjet, ndërsa në Shqipëri ata nuk largohen edhe po t’i vrasësh.
Sepse humbjet nuk i quajnë fare problem, por thjesht etapa krejtësisht normale të karrierës së tyre. Ja kaq “e vogël” është diferenca e për pasojë edhe kontrasti mes dy botëve”, shkruan Patozi.