Shqipëria u bë pjesë e një prej aktiviteteve më të rëndësishme të restaurimit “Restoration Week” në Fiera Del Levante, në Bari.
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti informoi se “vendi ynë ku u prezantua në këtë aktivitet me projektet e rijetësimit të Gjirokastrës”.
“Gjirokastra është kthyer tashmë në një nga destinacionet më të kërkuara turistike, dhe të Parkut të Artit, që do të shndërrojë zonën e ish-Kinostudios në një hapësirë dedikuar komunitetit artistik dhe atij lokal”, tha Margariti.
Ministrja informoi se pavijoni shqiptar tërhoqi vëmendjen e vizitorëve, duke u kthyer në një pikë promovimi për Shqipërinë.
Rikthimi i kulturës dhe trashëgimisë kulturore në destinacione turistike si motor të zhvillimit ekonomik ka qenë në fokus të prioriteteve të qeverisë për kulturën.
Në Gjirokastër investimet fokusohen në restaurimin e kalldrëmeve, ndriçimin e Qafës së Pazarit dhe rehabilitimin e hapësirave urbane, përmirësimin i aksesit në kala, rivitalizim i rrugëve ndërlidhëse për të lehtësuar mobilitetin e qytetarëve dhe turistëve dhe sistemin e ri të muzeve sipas një koncepti të ri dhe bashkëkohor.