Real Madrid do të kishte dashur të blinte Mbappè gjatë merkatos së verës, që sapo ka përfunduar. Megjithatë, PSG ishte në gjendje t’iu rezistonte ofertave të “Los Blancos” (deri në 200 milionë euro) për sulmuesin francez. Në këtë pikë, Florentino Perez do të presin vitin e ardhshëm për ta regjistruar lojtarin, që do të lirohet si transferim falas. Në fakt, falas mund të quhet në raport me detyrimet karshi PSG, sepse Real Madridi do të paguajë një bonus prej 80 milionë euro (babait, menaxherit, vetë lojtarit), për ta pasur Mbappè. Sipas “AS”, klubi i bardhë nuk do të kufizohet vetëm në blerjen e sulmuesit francez. Presidenti Florentino Perez dëshiron t’i japë trajnerit Carlo Ancelotti edhe dy yje të tjerë: Haaland dhe Pogba.
Opsioni i parë i Real Madridit është të nënshkruajë me Haaland (21 vjeç), por PSG është gjithashtu shumë i interesuar për norvegjezin. Është e vështirë të garosh me klubin francez, kështu që “Los Blancos” kanë studiuar tashmë një alternativë: Robert Lewandowski. Polaku nuk është shumë i ri si Haaland, por do të garantonte shumë gola në çdo rast dhe do të formonte një sulm vërtet yjesh me Mbappè.