Juventus do ta nisë nga zero pas lamtumirës së Cristiano Ronaldo-s. Nga Spanja kanë zbuluar se Zonja e Vjetër ka vënë në shënjestër një talent të madh me perspektivë. Sipas fichajes.net, Bukayo Saka është një objektiv i bardhezinjve në merkato. 20-vjeccari është një talent shumë premtues, sicc ka treguar edhe Euro 2020, por vështirësitë e Arsenal-it të Arteta-s mund ta shtyjnë të largohet nga klubi londinez.

Klubi italian do të jetë gati dhe të djegë konkurrencën për lojtarin që pëlqehet shumë nga Massimiliano Allegri. I riu anglez mund të gëzojë tifozët e Juventus duke zbarkuar në Torino, pasi gëzoi gjithë Italinë me penalltinë e humbur në finalen e Europianit.