Juventus ka marrë tri pikë duke mposhtur 3-2 Sampdorian për javën e gjashtë të Serie A.
Në Torino, Zonja e Allegrit ka kaluar në avantazh pas 10 minutash me Dybala, teksa argjentinasi ka lënë fushën i dëmtuar në të 22 minutë.
Fundi i pjesës së parë rezervoi surpriza, me Juventusin që shënoi golin e dytë me Bonuccin nga pika e bardhë, ndërsa në të 44, vetëm një minutë më vonë Yoshida çoi shifrat në 2-1.
Në të dytën ka qenë Locatelli që për bardhezinjtë shënoi për 3-1, ndërsa shtatë minuta nga fundi Candreva vendosi rezultatin përfundimtar.
Pas javës së gjashtë, Juventus mban vendin e nëntë me tetë pikë, me dy fitore, dy barazime dhe dy humbje. Samp ndodhet në vendin e 14 me pesë pikë.