Chelsea arriti të merrte një barazim 1-1 ndaj Liverpoolit edhe pse luajti për një pjesë loje me 10 lojtarë. Rece James ndali topin me dorë në vijën fatale, duke shkaktuar penallti dhe duke u ndëshkuar me karton të kuq.
Ishte pikërisht ky moment që i ka kushtuar rëndë Chelseat jo vetëm në fushën e lojës por edhe jashtë saj. Federata angleze i ka cilësuar si të tepruara protestat e lojtarëve të Chelseat tek arbitri për kartonin e kuq, dhe ka vendosur të gjobisë ekipin londinez.
Chelsea duhet të paguajë 25 mijë paund për mos menaxhim të mirë të situatës.