Ashtu si në ndeshjen e parë në start, Kukësi ka arritur të fitojë sërish 3-1, kësaj here përballë Kastriotit, sfidë e luajtur në “Elbasan Arena”. Ky rezultat e ngjit Kukësin në krye të vetëm.

Për sa i përket ndeshjes, miqtë kaluan të parët në avantazh me Arbër Bashën në minutën e 27-të, teksa Edison Ndreca, vendosi baraspeshën, me një predhë më të majtën.

Pjesa e parë u mbyll në baraspeshë totale, teksa fragmenti i dytë i lojës foli i gjithi për Kukësin, që arriti të shënonte 2 herë me kroatin Edi Basha në minutat 46’ dhe 68’.

Vlen të theksohet fakti se skuadra e Kastriotit në pjesën e dytë ishte thuajse inekzistente, duke iu nënshtruar totalisht skuadrës së trajnerit Longo. Gjashtë gola në dy ndeshje, Kukësi bind në fazën ofensive.