Big Brother po rikthehet në tetor dhe moderatorja e këtij programi do të jetë Arbana Osmani. Që në momentin që u përfol se ky “reality show” do të kthehej në ekran nisën aludimet e shumta se kush mund të jenë personazhet e përzgjedhur për të marrë pjesë, por asnjë emër akoma nuk është konfirmuar. Së fundmi, stafi i “Big Brother VIP” ka zgjedhur një mënyrë interesante për të zbuluar konkurrentin e parë.

Përmes një postimi në InstaStory, Arbana Osmani ka treguar se konkurrenti i parë i “BB VIP” do të zbulohet në faqen zyrtare të “Big Brother”, në një postim që do të qëndrojë aktiv vetëm një orë. “Konkurrenti i parë i BB VIP do të zbulohet në një postim që do të qëndrojë aktiv vetëm një orë”, ka shkruar moderatorja.

Së fundmi, faqja zyrtare e “Big Brother VIP” ka publikuar disa video ku shfaqet konkurrentja e parë që do të jetë pjesë e këtij “reality show”, por pa ia zbuluar portretin. “Këmbët e gjata, faqebardhë. Apo si është ajo shprehja? BBV, së shpejti” Që nga publikimi i këtyre imazheve, fansat e BBV kanë nisur dyshimet dhe aludimet se kush mund të jetë goca e videove. Burime ekskluzive për “Iconstyle.al” kanë bërë me dije se konkurrentja e parë e këtij “reality show” është Sheila Haxhiraj. Pak ditë më parë, Arbana Osmani ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në “InstaStory”, ku ndër të tjera ka thënë arsyen pse spektakli po zhvillohet tani dhe jo vite më parë.