Moderatorja Rudina Magjistari përpiqet të jetë tepër aktive në rrjete sociale dhe të komunikojë sa më shumë me ndjekësit e saj. Së fundmi ajo ka publikaur në llogarinë e saj në “Instagram” një pjesë nga libri “Princi i vogël”, ku thuhet “Të gjithë të rriturit kanë qenë fëmijë, por jo të gjithë e mbajnë mend”, duke shtuar se janë me fat ata që e ruajnë ende fëmijën brenda vetes. Por nuk kanë munguar komentet e shumta në postimin e moderatores, një ndër të cilëve Rudina vendosi t’i përgjigjet. “Ka ndonjë vajzë ose mami për muhabet? Të më shkruajë. Çdo gjë sekret”, shkruan komentuesi.

“Te ky statusi kërkohet një ‘fëmijë’, shtyhu tutje!”, ia kthen Rudina. “Ti s’di të shprehesh në tv, do shprehesh këtu….Nuk lexoj ne asnje vend qe ka humbur nje femije edhe po kerkohet. Eshte thjesht nje shprehje per femijet”, vazhdon komentuesi dhe Rudina nuk e la me kaq. “Dhe ty që të duket vetja inteligjent medemek”, iu përgjigj moderatorja.