Të dish se ku të shpenzosh dhe investosh saktësisht paratë është një dhuratë nga Zoti, ose të paktën, një aftësi që jo shumë janë në gjendje ta zotërojnë. Ndërsa të gjithë duan të fitojnë sa më shumë, shpesh përfundojnë duke pësuar humbje. Këto janë tre shenjat e Horoskopit që dinë t’i menaxhojnë paratë dhe bëjnë zgjedhjet e duhura.

Virgjëresha-Këta persona janë inteligjentë kur bëhet fjalë për menaxhimin e parave. Ata e dinë saktësisht se çfarë do t’u sjellë atyre një fitim të mirë dhe çfarë jo. Zgjedhjet e tyre të karrierës, zakonisht përqendrohen te shuma e parave që do të sigurojnë dhe bëjnë më të mirën për këtë. Padyshim, ata janë punëtorë por fati gjithashtu luan rolin e rij.

Demi-Këta persona janë kursimtarë potencialisht të mirë dhe shpesh fitojnë shumë. Sipërmarrjet e tyre shpesh janë fitimprurëse dhe kurrë nuk ngurojnë të flasin për këtë. Jo vetëm sepse kursejnë para por edhe se marrin vendime të mençura, të cilat i lejojnë të ndërtojnë perandorinë e tyre, gjithashtu me kushtet e tyre.

Peshqit-Ata që kanë qenë me një Peshq, do ta dinë sa para janë në gjendje të kursejnë këto persona. Peshqit gjithmonë synojnë t’i përdorin paratë për përfitimet e tyre. Nuk do të humbasin asnjë qindarkë të vetme dhe shpesh fitojnë një shumë të mirë në çdo gjë që bëjnë. Fati i tyre i favorizon ata duke shijuar çdo luks.