Bricjapi dhe Peshqit-Bricjapët janë të fortë dhe elastikë në të njëjtën kohë, ndërsa Peshqit janë të ndjeshëm dhe intuitivë. Në fillim ky kombinim mund të duket pak i çuditshëm, por pavarësisht kësaj çiftet me persona të këtyre shenjave shkojnë shumë mirë, pasi gjithësecili plotëson pjesën e mangët të tjetrit.
Luani dhe Peshorja-Luani është një shenjë shumë sociale që e dashuron të qenurit në qendër të vëmendjes. Nga ana tjetër edhe Peshorja është një shenjë miqësore dhe ekstroverte. Kur ata takohen ka shkëndija që në bisedat e para, e këto biseda e mbajnë dashurinë gjallë deri në limite.
Virgjëresha dhe Ujori-Të lindurit në shenjën e Virgjëreshës janë vëzhgues shumë të mirë, ndërsa Ujorët janë origjinalë dhe progresistë. Në këtë rast partnerët do t’i mësojnë njëri-tjetrit të menduarin jashtë kornizave origjinale dhe çdo ditë do të jetë një sfidë për të parë botën nga këndvështrimi i tjetrit.