Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, dëshiron të ribashkohet me Robert Lewandowskin në Anfield. Klopp synon ta bëjë sulmuesin e Bayern Munich, Robert Lewandowski, blerjen kryesore të Liverpoolit verën e ardhshme. Trajneri gjerman është i vetëdijshëm për cilësitë e mëdha të sulmuesit polak, pasi e kishte stërvitur atë vetë gjatë kohës së tyre së bashku në Borussia Dortmund.
Lewandowski është rritur edhe më shumë para portës që prej se iu bashkuar Bayernit vite më parë. Raportohet se Klopp ua ka bërë me dije drejtuesve të klubit se dëshiron ta ketë Lewen në Anfield për sezonin e ri. 33-vjeçari ka marrëveshje me Bayernin deri në vitin 2023 dhe nuk ka ndonjë shenjë se ai do ta vazhdojë atë me gjigantin e Bundesligës.