Kryeministri Edi Rama nuk e ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar nga grupi parlamentar Sali Berishën dhe mëngjesin e sotëm ai ka vazhduar publikimet nga punimet në kantieret e Rindërtimit në Laç dhe në Thumanë.
Kreu i qeverisë me anë të një postimi në rrjetin social tregon punës transformuese në kantieret e Rindërtimit.
“MIRËMËNGJES ? dhe me këtë fotoalbum të punës transformuese në kantieret e Rindërtimit, që besoj se flet vetë, ju uroj një ditë të mbarë? *Laç dhe Thumanë“, shkruan Rama.