Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të qëndrueshëm në të gjithë vendin, por herë pas here do ketë edhe kalime vranësirash të cilat do të shkaktojnë reshje lokale në disa zona.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga 12°C në 22°C, në zonat e ulëta nga 20°C në 28°C dhe në zonat bregdetare nga 21°C në 29°C. Era do të fryjë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2-3 ballë.