Në një prononcim të shkurtër për mediat, ministrja e Arsimit Evis Kushi, e cila u konfirmua në detyrë nga kryeministri Rama, u shpreh se kushdo mund të ishte në këtë post, pasi sipas saj PS ka shumë potencial.
“Kushdo mund të ishte, PS ka shumë potencial, ka shumë profesorë, ka shumë njerëz të përkushtuar” u shpreh Kushi, ndërsa komentoi edhe ndarjen e Ministrisë së saj, dhe krijimin e dikasterit të Rinisë, post i cili do të drejtohet nga Bora Muzhaqi.
“Kryeministri gjithmonë i ka mbështetur të rinjtë, përfshirjen e tyre në vendimmarrjen politike. Nuk është ndonjë suprizë, Bora ka qenë gjithmonë e përkushtuar dhe kam besim se do të punojë mirë. Aq më tepër unë e njoh se e kam patur zv/ministre” përfundoi Kushi.