Legjenda Pele, pritet të largohet nga kujdesi intensiv në një osë dy ditët e ardhshme, për ta vazhduar më pas kurimin në shtëpi.

Fituesit i tre Kupave të Botës, në moshën 80 vjeçare, iu hoq një tumor nga zorra e trashë në fillim të këtij muaji.

Ai është i shtruar në spitalin Alberto Einstein në SanPaulo pak para operimit.

“O Rei” ka marrë mijëra urime që kur u përhap lajmi se ai u operua.

Tani vajza i tij, Kely Nascimento ka dhënë lajmin pozitiv për gjendjen e tij përmes llogarisë së saj në Instagram.

“Unë do të doja t’ju falenderoja shumë, shumë nga thellësia e zemrës sime, për të gjitha mesazhet e dashura. Nuk kam pasur kohë t’i përgjigjem të githëve, po i kam lexuar dhe ndihem mirë.

Ai po shërohet mirë nga operacioni. Nuk ka dhimbje, është në humor dhe gati për të lënë spitalin dhe për të vazhduar kurimin në shtëpi,” përfundoi ajo.