Lajme të mira për Milanin. Olivier Giroud ka rezultuar negativ në testin e fundit të Covid dhe do jetë i gatshëm për sfidën ndaj Lazios.
Sulmuesi ishte pozitiv me Coronavirus që javën e kaluar dhe ishte karantinuar në shtëpinë e tij në Milano. Lajmi që Giroud ka rezultuar negativ në testet e fundit të Covid u njoftua nga Milani në rrjetet sociale.
Sulmuesi francez e ka nisur mirë aventurën tek kuqezinjtë, pasi shënoi dy gola ndaj Cagliarit.