Ligoraqi, nga Korça është një tjetër shembull frymëzues, i cili falë punës së tij dhe me mbështetjen e programit IPARD, përmes Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural ka përfituar mekanikë bujqësore dhe agregatë të ndryshëm, që e kanë ndihmuar atë të shtoj sipërfaqet e mbjella me mollë dhe prodhime bujqësore që i garantojnë siguri dhe cilësi.

Drejtoresha e AZHBR-së Frida Krifca solli shembullin e Ilias që ka studiuar në Akademinë Ushtarake dhe ka kryer edhe një fakultet të dytë në Financë-Kontabël.

Por, si një djalë korçar, i rritur fushave të Ravonikut me të atin, ka pasur përherë një lidhje të ngushtë me bujqësinë.

“Që para 15 vitesh, tre hektarë tokë, i kanë shfrytëzuar duke mbjellë mollë dhe bostanore. Sot vijojnë të ndjekin traditën, duke mbjellë ndonjëherë edhe drithëra. Por, ndryshe nga më parë, ka përmirësuar punimet e tokës dhe kursen kohë. Falë mbështetjes së AZHBR-së, nëpërmjet programit IPARD II ka përfituar mekanikën bujqësore, traktorin dhe agretatet, si edhe ka vendosur sistemin e ujitjes me pika”, u shpreh Krifca.

Ligoraqi tashmë është edhe më i fokusuar në shtimin e sipërfaqeve të mbjella. Bujqsia me njerëzit që na motivojnë!, tha Krifca.