LIndita Nikolla do të jetë kryetarja e re e Kuvendit të Shqipërisë. Lajmin e ka dhënë pak më parë në fjalën e tij në Asamblenë Kryeministri Rama. Ai ka zbuluar gjithashtu emrat e disa prej drejtuesve të rinj të forcës politike që ai drejton. Rama tha se propozon që Damian Gjiknuri do të jetë Sekretari i Përgjithshëm i ri në Partinë Socialiste.