Edhe pse nuk po zhvillon takime me bazën e demokratëve, kryeopozitari Lulzim Basha ka zgjedhur të bëjë takime të vazhdueshme me kryetarët e degëve dhe deputetë të qarqeve të ndryshme në Selinë Blu.
Krerët e degëve të Qarkut Fier ishin të vetmit që shkuan për herë të dytë në zyrën e Bashës, por ata mohojnë faktin se kjo lidhet me takimin që Sali Berisha do të zhvillojë me demokratët e Fierit.
Edhe pse kryetarët e degëve shprehen se këto janë takime rutinë, brenda Selisë Blu mesazhi kryesor që Lulzim Basha i jep kryetarëve të degës dhe deputetëve është që ata të informojnë saktë bazën e demokratëve, se vendimi për Berishën është në interes të Partisë Demokratike. Në seli, Lulzim Basha zhvilloi takime edhe me kryetarët e degëve e deputetët e Qarkut të Kukësit dhe Dibrës.
Marrë nga Tema