Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije se prej ditës së sotme në çdo qendër shëndetësore do të rifilloj programi i Kontrollit Mjekësor Bazë. “Në çdo qendër shëndetësore në vend, nga sot do të kryhet sërish kontrolli i plotë mjekësor #falas për çdo qytetar 35-70 vjeç, i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-covid. #KontrolliMjekësorBazë #SiJe ? #RuajShëndetin”, shkruan Ministrja e Shëndetësisë.

Ndjekjet afatgjata të tilla si kontrollet check-up për çdo qytetar 35-70 vjeç janë thelbësore për të vëzhguar kushtet kronike në mesin e të personave që e kanë kaluar COVID-19.  Gjithashtu pandemia po rrit kërkesën për shërbime të shëndetit mendor dhe paketa e Kontrollit Mjekësor Bazë ofron një vlerësim të detajuar të shëndetit mendor. Paketa e Kontrollit Mjekësor Bazë përfshin edhe një vlerësim të parametrave trupor, të tillë si perimetri i këllqeve, belit, indeksin e masës trupore BMI, etj. Përafërsisht, rreth 18 % e individëve që kanë kryer Kontrollin Mjekësor Bazë, klasifikohen si persona me jetë sedentare, fakt ky që ndikon në shëndetin e këtyre personave në tërësi. Në bazë të të dhenave te Qendres Internacionale për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve 25% e 34 milionëve me diabet nuk janë diagnostikuar ende. Ky fakt ja shton akoma me shume rëndesinë kontrolleve si check-up për zbulimin e rasteve me diabet/prediabet.