Italia iu kthehet fitoreve. E bëri këtë duke mposhtur Lituaninë 5-0 në Reggio Emilia, duke rrëmbyer fjalët e mira të Roberto Mancini. Pas ndeshjes, trajneri italian, në ‘Rai’, tregoi optimizëm në funksion të garës për “Katar 2022”:
“Gjëja e rëndësishme është të qëndrojmë të qetë, kështu që nuk do të kemi asnjë problem. Rekordi i pamposhtmërisë? Ne jemi të lumtur edhe për këtë fakt”.
Në “Mapei Stadium” ishte nata e Kean dhe Raspadori, të cilëve “Mancio” iu jep lëvdata dhe paralajmërime: “Giacomo është një djalë i gatshëm, ishte me ne edhe në Kampionatin Europian, sepse ka cilësi. Ai është i ri dhe ka nevojë për përvojë. Kean? Vlera është e gjitha në kokën dhe këmbët e tij. Duke u angazhuar dhe punuar seriozisht kanë një të ardhme shkëlqyer”.
Italia u përball me Lituaninë me kapiten Jorginho: “Unë e lashë Bonuccin jashtë dhe kisha nevojë për një lojtar që ishte në gjendje të mbante rregullin. E pyeta nëse mund ta luante të paktën një herë këtë rol dhe Jorginho pranoi pa problem”.