Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë bisedës me homolegun e saj të Maqedonisë së Veriut, Venko Filipce, i ka shprehur ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës. Manastirliu e siguron homologun e saj për gatishmërinë, për të ndihmuar me të gjitha mundësitë dhe burimet tona, në këtë moment të vështirë.

“Gjatë bisedës me kolegun Venko Filipce të Maqedonisë së Veriut, i shpreha ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës dhe e sigurova për gatishmërinë tonë, për të ndihmuar me të gjitha mundësitë dhe burimet tona, në këtë moment të vështirë për fqinjët tanë”, është postimi i Manastirliut.