Ministrja e Kulturës, Elva Margariti pas rikonfirmimit në detyrë është shprehur entuziaste dhe e fokusuar në zbatimin e politikave nga letra në praktikë. Ndonëse nuk dha një përgjigje të qartë nëse ishte në pritje të rikonfirmimit të detyrës, Margariti e cilëson detyrën e saj si një sfidë dhe përgjegjësi, por i rëndësishëm mbetet vizioni për të parë përpara. Elva Margariti: Një hapësirë e re e cila do t’i japë fokusin, uroj, të gjithë politikave që kemi hartuar në letër, por që do të duhet të marrin jetë.
Gazetarja: Si rrallëherë, ministri i Kulturës rikonfirmohet në detyrën e saj? Ju e prisnit? Ishte brenda pritshmërive tuaja për të qenë përsëri? Elva Margariti: Të them të drejtën, këto pikëpyetjet e mëdha kanë gjithmonë ato dilemat, nuk di të ta ndaj nëse ishte pritshmëria pozitive për të vazhduar, por që sot është patjetër një sfidë e madhe, një përgjegjësi e madhe e shtuar dhe duhet të shikoj çfarë është më pas, jo atë që lamë prapa.
Gazetarja: U emocionuat shumë se pashë që dolët me lot në sy? Elva Margariti: Jo, mund të jenë maskat që krijojnë pak mungesë oksigjeni.