Eduard Romeo, zëvendëspresident i Barcelës përgjegjës për aspektin ekonomik, ka dhënë së fundmi një intervistë dhe prek shumë tema. Mes tyre ai flet edhe për mundësinë që Real Madrid ka për të nënshkruar me yje si Kylian Mbappe dhe Erlind Haaland.
“Real Madrid mundet të nënshkruajë me Mbappe dhe Haaland. Nëse ne do t’i kishim bërë detyrat e shtëpisë si duhet në vitet e fundit, do të ishim në të njëjtën situatë. Florentino Perez e ka menaxhuar klubin dhe meriton t’i heqësh kapelen për këtë. në nivel biznesi askush nuk ia kalon atij”, ka deklaruar Romeo mes të tjerash.