Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar për pyetjet që bëhet në sondazhe pas shpalljes “non grata” nga SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe familjes së tij, e cila është “me keni jeni me Berishën apo SHBA-në”.
“Shoh që së fundmi është hedhur e qarkullon një pyetje nëpër rrjetet sociale , herë në formë sondazhi e herë si ftesë për debat : Me kë jeni , me Sali Berishën apo me SHBA?
Mos ju bëni demokratëve pyetje të tilla se janë të shëmtuara…! Lërjani Ramës dhe lëtyrësave të tij këto diversione”, shkruan Paloka.
Palokapas vendimit anti-statutor të kreut të PD-së, Lulzim Basha është parë në krah të Berishës, në të gjitha lëvizjet e ish-kryeministrit, si në Kuvend apo edhe aktivitetin “Foltore me demokratët”.