Më shumë gra në kabinetin qeveritar të kryeministrit britanik, Boris Johnson, i cili njoftoi dje në mbrëmje një riformatim rrënjësor të qeverisë. Nadine Dorries (autore librash, ish-infermiere, ish-pjesëmarrëse në një shfaqje televizive dhe zëvendëssekretare në largim e Shëndetësisë) mori postin e sekretares për Kulturën. Ndërkohë, Anne-Marie Trevelyan mori postin e sekretares për Tregtinë e Jashtme.

Liz Truss mori postin e rëndësishëm të sekretares për Punët e Jashtme. Suella Bravermann, me origjinë indiane, mori postin e Prokurorit të Përgjithshëm, pas kthimit në qeveri nga një periudhë pushimi pasi u bë nënë. Jacob Rees-Mogg, një brexiter i vendosur mbeti drejtues i konservatorëve në Dhomën e Komuneve. Një tjetër mbështetës i rreshtit të parë të Brexit, Stephen ”Steve” Barclay, pason Michael Gove si sekretar i Zyrës së Kabinetit.

“Kabineti që emërova sot do të punojë shumë për ta bashkuar vendin. Ne duam të bëjmë më të mirën pas pandemisë për zbatimin e prioriteteve tona. Tani, të gjithë në pun!”, deklaroi Johnson.