Meghan dhe Princi Harry bënë pjesë në listën prestigjioze të 100 njerëzve më me ndikim këtë vit, dhe pozuan për kopertinën e revistës në koordinimin e veshjeve bardh e zi të stiluar nga Nina dhe Clare Hallworth. Së bashku me këmishën e saj të fildishtë dhe pantallonat me bel të lartë, Markle është parë se kishte edhe një unazë rozë në dorën e saj të majtë, të vendosur pranë unazës së saj të famshme të fejesës me tre gurë. E krijuar nga ari 14 karatësh dhe e modeluar me një diamant të vogël pranë një më të madhi, stili “përfaqëson një grua që mbështet një tjetër përmes një ‘pinky promise’”,sipas faqes së internetit të markës.
Por ka edhe diçka tjetër të bukur në këtë unazë. Kompania prodhuese dhuron 50 për qind të fitimeve të saj për të financuar sipërmarrëset femra, me 11 kompani të financuara deri më sot. “Misioni ynë në Shiffon është të mbyllim atë hendek gjinor, veçanërisht në sipërmarrje”, thuhet në një deklaratë në faqen e internet. Për më tepër, Shiffon përdor metale të ricikluara, paketim minimal dhe të ripërdorshëm dhe gurë me burime etike në modelet e tij – sigurisht tërheqëse për Dukeshën e Sussex, e cila është një fanse e stileve të qëndrueshme. Lista e personave më me ndikimi pasohet nga Naomi Osaka, Dolly Parton, Britney Spears dhe Alexei Navalny.