Kancelarja gjermane Angela Merkel ka mbërritur në Beograd. Ajo është pritur nga Presidenti serb Aleksandër Vuçiç me një buqetë me lule në aeroport.

Pas takimeve në Beograd, Merkel nesër do të mberrije ne Tirane.

Në axhendë përpos bisedës dhe konferencës me kryeministrin Edi Rama është edhe një takim me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit, i iniciuar disa vite më parë nga vetë Merkel.