Kancelarja gjermane, Angela Merkel e sheh si absolutisht të nevojshme integrimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

“Evropa ka një interes gjeostrategjik absolut në pranimin e këtyre vendeve në BE”, tha politikania konservatore dje në mbrëmje gjatë një vizite në Beograd.

Gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, Serbia, Mali i Zi, Bosnje-Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova po përpiqen për anëtarësimin në BE, por ende duhet të bëjnë shumë reforma.

”Rruga është e gjatë”, pranuan Merkel dhe Vuçiç në një konferencë të përbashkët për shtyp në kryeqytetin serb.

”Kancelarja u takua gjithashtu me përfaqësues të shoqërisë civile nga shtetet e Ballkanit Perëndimor në Beograd”, sipas një zëdhënësi të qeverisë gjermane.

Si pjesë e vizitës së saj dyditore në rajon, Merkel shkon sot në Tiranë.

Atje ajo pritet të takojë krerët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Ajo tha se ishte e bindur se rajoni kishte një rëndësi të madhe në politikën evropiane.