Lionel Messi shënoi golin e tij të 79-të ndërkombëtar të enjten në mbrëmje për të thyer rekordin e golave për meshkuj në Amerikën e Jugut që mbahej nga legjenda braziliane Pele.

Messi realizoi tre gola në fitoren 3:0 të Argjentinës ndaj Bolivisë mbrëmë, e vlefshme për kualifikimet për Kupën e Botës, shkruan Gazeta Express.

Argjentinasi ka shënuar 79 gola në 152 ndeshje dhe ai ka ende kohë për të vazhduar ta rrisë atë numër dhe do të përpiqet të afrohet me numrat e Cristianos (111 gola) i cili është golashënuesi më i mirë për ekipet kombëtare në botë.

Golashënuesit më të mirë të ekipeve të Amerikës së Jugut: Lionel Messi: 79 (Argjentinë), Pele: 77 (Brazil), Neymar: 69 (Brazil), Luis Suarez: 64 (Uruguaj), Ronaldo: 62 (Brazil)