Numri i personave të shëruar pas infektimit me COVID-19 në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 200 milionë. Sipas faqes së internetit “Worldometers”, që përpilon të dhënat për pandeminë, 200 011 154 persona në botë janë shëruar pas infektimit me COVID-19.
Tre vendet e para me numrin më të lartë të rasteve në botë janë, në të njëjtën kohë, edhe vendet ku janë shëruar më shumë persona.

Numri më i madh i personave të shëruar është regjistruar në Indi (32 304 618), e ndjekur nga SHBA-ja (31 667 507) dhe Brazili (19 966 693). Më pas renditen Franca (6 464 416), Rusia (6 340 151), Turqia (6 024 497), Britania e Madhe (5 696 593), Argjentina (4 912 390), Kolumbia (4 758 983) dhe Spanja (4 516 279).

Ndërkohë, në të gjithë botën ende janë në trajtim 18 852 989 persona. Që nga shfaqja e tij për herë të parë në qytetin Wuhan, Kinë, në dhjetor 2019, COVID-19 ka infektuar 223 475 490 persona dhe ka shkaktuar 4 611 347 v d e kje.