Microsoft ka lajmëruar përdoruesit se tashmë mund t’i fshijnë të gjitha fjalëkalimet nga llogaritë e tyre dhe të përdorin një aplikacion vërtetues ose një opsion tjetër. Në mars të këtij viti, kjo alternativë u bë e disponueshme për bizneset, ndërsa tani është i dsiponueshëm për të gjithë përdoruesit Microsoft e Windows.
Nëse aktivizoni kyçjen pa fjalëkalim, ri-aksesimi i llogarisë suaj do të kërkojë shenjën tuaj të gishtit ose një tjetër vërtetim sigurie nga celulari juaj. Sipas kompanisë, kjo mënyrë është shumë më e sigurt pasi shenja e gishtit është unike dhe vetëm një person mund të përgjigjet si duhet në kohë reale nga celulari i tij.
Përdoruesit e Windows do të jenë ende në gjendje të përdorin opsionin e shpejtë të kodit PIN. Megjithatë, do të ketë disa përjashtime pasi Office 2010, levat e Xbox 360 dhe WindoWs 8.1 ose më herët, do të kenë ende nevojë për fjalëkalim.