Milan do të përballet mbrëmjen e sotme me Juventus me disa mungesa të rëndësishme në formacion. Kuqezinjtë, në fakt, nuk do të kenë në dispozicion Ibrahimovic, Bakayoko, Calabria, Krunic, Messias dhe Giroud.

Lajmi i mirë është se portieri Maingan, i cili ishte në dyshim për shkak të një shqetësimi në dorë, do të jetë në dispozicion. Trajneri Stefano Pioli ka publikuar listën e të grumbulluarve në kanalet zyrtare të klubit:

Portierë: Maignan, Jungdal, Tătărușanu.

Mbrojtës: Ballo-Touré, Conti, Florenzi, Gabbia, Hernández, Kalulu, Kjær, Romagnoli, Tomori.

Mesfushorë: Bennacer, Castillejo, Díaz, Kessie, Saelemaekers, Tonali.

Sulmues: Leão, Maldini, Pellegri, Rebić.