Gjermanët duket se nuk duan që të vaksinohen kundër Covid 19. Të dhënat e fundit nga
Instituti Robert Koch (RKI), bëjnë me dije se vetëm 61.4% e qytetarëve janë vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit .
Mediat e huaja bëjn ëme dije se ministri Federal i Shëndetësisë Jens Spann (CDU) u ka bërë thirrje përsëri qytetarëve përmes Tëitter të vaksinohen.
“Nga indeksi i pozitivitetit dhe nga Njësitë e Kujdesit Intensiv ne zbulojmë se po përjetojmë një pandemi në rritje të të pavaksinuarve. Të gjithë ata që munden duhet të kërkojnë mbrojtje!”, ka thënë ai.
Sipas RKI, Bremeni ka shkallën më të lartë të vaksinimit të parë midis shteteve federale (76.0%). Qytet-shteti gjithashtu ka përqindjen më të lartë të qytetarëve të vaksinuar plotësisht (71.4%).
Fushata e vaksinimit Sars-CoV-2 filloi në Gjermani në fund të vitit të kaluar, ndërsa tani qytetarët mund të përpiqen të bëjnë një takim pavarësisht nga lista e përparësive që kanë aplikuar.