Banka Botërore është një partner i rëndësishëm i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca zhvilloi sot në ambientet e MBZHR, një takim me drejtuesin i zyrës së Bankës Botërore në Shqipëri, Emanuel Salinas dhe ekipin e tij.
Krfica u shpreh se gjatë takimit palët u angazhuan për të forcuar dhe zgjeruar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Bankës Botërore.
“Banka Botërore është një partner i rëndësishëm i Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. Sot në Ministri morëm angazhim me drejtuesin për Shqipërinë, Emanuel Salinas dhe ekipin e tij, të forcojmë dhe zgjerojmë këtë marrëdhënie për të ndërtuar më shumë punë e projekte zhvillimi në bujqësi- bujqësinë e të rinjve, ujitje e kullim, aksesin në financë, ekonominë blu dhe përmirësimin e zinxhirit të vlerës”, tha Krifca.